Cristiano Ronaldo nuk është më lojtar i Manchester United 

22 Nëntor 2022 | 18:53

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, do të largohet nga Manchester United pasi kontrata do të ndërpritet reciprokisht, konfirmoi Premier League.

Prej disa kohësh portugezi ishte i pakënaqur si me statusin, ashtu edhe me lojërat e klubit ndërsa pak ditë më parë dha një intervistë për Piers Morgan, ku shpalli hapur pakënaqësitë.

Ai theksoi se nuk ka marrëdhënie të mira me Erik Ten Haag, se ardhja e Ralf Rangik është një gabim i madh, se qendra stërvitore është e vjetruar… United heshti për një kohë të gjatë, por tani ata njoftuan se bashkëpunimi patjetër do të ndërpritet.

“Cristiano Ronaldo po largohet nga Manchester United pas ndërprerjes së ndërsjellë të bashkëpunimit. Klubi e falënderon për kontributin e tij të madh në dy sezone në Old Trafford, ai shënoi 145 gola në 346 paraqitje. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të fokusuar në përparimin e klubit dhe ekipit nën drejtimin e Eric Ten Haag duke punuar së bashku në fushë”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun

Sulmuesi belg, Jeremy Doku, pritej të ribashkohej me ekipin në qendrën stërvitore të Kupës së Botës të martën, pas lindjes së fëmijës së tij të parë, Praise....
08:25 | 24/06/2026

Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola

Anglia u ndal në një barazim pa gola kundër Ganës në Boston të martën, duke humbur mundësinë për të vazhduar me fitoren pas fillimit të...
08:20 | 24/06/2026

Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës

Kroacia shënoi një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Panamasë të martën, duke siguruar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026. Në një ndeshje të...
08:14 | 24/06/2026