Mbretëresha Elizabetë i heq titullin e lartë të nderit producentit Harvey Weinstein
Harvey Weinstein është shkurorëzuar nga titulli i tij i nderit “Urdhri i Perandorisë Britanike”, një ndër titujt më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Producenti famëkeq u dënua me 23 vite burgim pasi u shpall fajtor për përdhunimin e Jessica Mann në 2013 dhe për sulm seksual ndaj ish-asistent producentes Mimi Haley në 2006.
Njoftimi u bë përmes “The Gazette”, revista zyrtare e qeverisë britanike.
“Mbretëresha ka urdhëruar që emërimi i Harvey Weinstein si Komandant Nderi i Divizionit Civil të Urdhrit më të Shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike, i cili daton më 29 janar 2004, duhet të anulohet dhe që emri i tij të fshihet Regjistri i këtij Urdhri”, shkruhej në deklaratë.
Weinstein mori titullin e nderit në 2004 për kontributet e tij në industrinë britanike të filmit. Çmimi ishte honorar pasi ai nuk ka shtetësi nga ndonjë prej vendeve të Komonuelthit.
Në 2017, rreth 100 gra, mes tyre dhe aktore të njohura, akuzuan producentin publikisht për sjellje të pahijshme.
Ngjarja u kthye në një fenomen dhe solli në jetë lëvizjen kundër abuzimeve dhe sulmeve seksuale #MeToo (Edhe Unë), e cila më pas u përhap në mbarë botën.
Lexoni gjithashtu:
Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg për përdhunim
Dyshime se abuzoi me vajzën e birësuar, pezullohet publikimi i librit të Woody Allen
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor