Kreu i FSHF-së letër Ramës: Jepi fund bojkotit të kampionatit, mbani premtimin e dhënë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit të vendit, Edi Rama. Duke i përmendur premtimet e bëra për sportin dhe futbollin, Duka thekson Ministria e Financave asnjëherë nuk ka shprehur vullnet pozitiv për realizimin e tyre.
“Aftësia juaj për të transformuar krizat në mundësi, u testua dhe vërtetua, në mars 2019 gjatë takimit të zhvilluar me klubet. Ju i dëgjuat kërkesat e aktorëve të futbollit dhe i pranuat ato. Ju premtuat, se brenda një afati ambicioz prej 100 ditësh, t’i bëni realitet të gjitha kërkesat e tyre. U shprehët saktësisht, se duhet nisur një proces reformimi i thellë i futbollit. Kjo do t’u krijojë mundësi atyre që investojnë, që ta kenë investimin e garantuar, ndërsa atyre që janë jashtë, të jenë të interesuar për të investuar në futboll.
Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore”, shprehet Presidenti i FSHF-së.
Duka bën thirrje për miratimin e “Ligjit të Sponsorizimit”, duke kërkuar të ndiqet shembulli i Hungarisë apo Gjermanisë e nëse jo të paktën të veprohet siç kanë bërë Mali i Zi e Kosova. Për t’i dhënë fund bojkotit të kampionatit të futbollit, Duka thotë se nuk nevojiten më takime por realizim i kërkesave që tashmë që presin në tavolinën e Kryeministrit.
“Kjo është një çështje vullneti dhe jo takimesh të tejzgjatura që nuk sjellin asnjë produkt. Varet vetëm nga JU, nga pushteti JUAJ. Prandaj ju bëj thirrje miqësisht, ushtrojeni pushtetin Tuaj në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit. Me besim në ndërgjegjen Tuaj, ju kërkoj edhe një herë të mbani premtimin e dhënë për një fillim të ri për sportin shqiptar”, përfundon letra e kreut të FSHF-së.
Lexoni gjithashtu:
Bojkoti i kampionatit, Dritan Kadia: Katër kërkesat janë premtuar nga vetë Rama
Sponsori i Vllaznisë: Kërkesat tona janë të hershme, jemi lodhur nga premtimet e vazhdueshme
Bojkoti i kampionatit, Olsi Rama në “Ilva Now”: Masë ekstreme, por ka qenë e duhura
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi