Fabulat e Kadaresë, Ferit Lamaj prezanton dy libra të rinj në shtëpinë e shkrimtarit
Satira dhe sarkazma kadarean është libri i fundit i shkrimtarit Ferit Lamaj. Një seri fabulash, që marrin shkas nga krijimtaria kadareane.
“Lindi libri thjesht duke lexuar ”Kohë e pamjafueshme” e Helena Kadaresë. U befasova, u mrekullova, një sarkazëm e fuqishme,” – tregoi autori.
Kur bëhet fjalë për një libër i cili frymëzohet nga një krijimtari si ajo e Kadaresë procesi i të krijuarit nuk duket të jetë fort i lehtë për askënd, e sidomos për penën e fabulistit Lamaj.
“I hyra detit në këmbë, i premtova se do të bëja pesëdhjetë satira ndërkohë truri i shkrimtarit, i humoristit bënte të vetën. U detyrova të lexoj dhe të rilexoj të tërë veprën tridhjetë mijë fletë të Ismail Kadaresë, romanistikën dhe publicistikën. Më në fund arrita ja dola mbanë, jo me pesëdhjetë por me dyqind e tridhjetë e tre satira,” – u shpreh Lamaj.
Fabulat në librin e Ferit Lamajt, ndërtohen mbi rrëfenja të zonjës dhe zotit Kadare si dhe fragmente nga e gjithë krijimtaria e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta