Duka letër Ramës: Futbolli nuk kërkon lëmoshë por investime

19 Shtator 2020 | 06:55

Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidenti i FSHF Armand Duka ka bërë thirrje që ai t’i marrë seriozisht kërkesat e ligës profesioniste të futbollit.

Sipas tij është e nevojshme të krijohet një bazë ligjore, nxitëse për sportin, për të çelur rrugën e zhvillimit normal e të formalizuar.

Presidenti i Federatës Shqiptare te futbollit ka kërkuar edhe një herë nga kryeministri i vendit të plotësojë kërkesat e ligës profesioniste të futbollit dhe për t’i hapur rrugë rifillimit të kampionatit duke theksuar se nuk po kërkohet asgjë më tepër nga ajo që Rama e ka premtuar që në mars të 2019.

“Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhrin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e ‘burokratëve të pandreqshëm’ të ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore”, thuhej në letrën e shkruar nga Duka.

Më tej në letrën e tij Duka shkruan se “futbolli nuk kërkon lëmoshë, por investime me sigurinë e garantuar, që ato do të kthehen katër herë më shumë në arkat e shtetit”.

“Sa i takon ‘Ligjit të Sponsorizimit’, nuk ka asnjë kuptim që ai të mos jetë favorizues për futbollin dhe në përgjithësi për sportin. Kaq e vështirë është të ndjekim shembullin progresist të Hungarisë apo Gjermanisë?! Apo më tej, të bëjmë atë që bënë me këtë ligj, vende me ngjashmëri ekonomie dhe problematikë të njëjtë si Mali i Zi e Kosova”

Në fund presidenti i federatës shkruan se plotësimi i kërkesave është çështje vullneti dhe jo takimesh të zgjatura që nuk sjellin asnjë produkt duke lënë të nënkuptohet se nuk do hiqet dorë deri në plotësimin e katër pikave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026