Tifozët japonezë vonojnë festimet për të pastruar stadiumin
Përmasa e fitores së tyre ndaj Gjermanisë mund t’i kishte bërë ata të festonin gjatë gjithë natës, por tifozët japonezë treguan se sjelljet dhe zakonet më të mira janë të rrënjosura, pavarësisht situatës.
Pas ndeshjeve, tribunat e stadiumeve sportive zakonisht janë të mbushura me tabaka, mbështjellës ushqimesh të përdorura dhe gota pijesh bosh, që lihen pas që dikush tjetër t’i pastrojë.
Por jo kur Samurai Blue janë në qytet.
Lojtarët e Kombëtares së tyre, pas fitores spektakolare 2-1 ndaj katër herë kampionëve të Kupës së Botës, sapo kishin dalë nga fusha, kur tifozët japonezë të mbledhur në turma e lanë për pak festën për të pastruar stadiumin Khalifa International në Katar.
Ata bënë të njëjtën gjë në Kupën e Botës në Rusi katër vjet më parë, veçanërisht pas humbjes 3-2 nga Belgjika dhe përsëri në hapjen e turneut 2022 midis Katarit dhe Ekuadorit të dielën, një ndeshje ku skuadra e tyre nuk ishte e përfshirë.
Në Japoni, pastërtia është një pjesë e kulturës dhe trashëgohet që në fëmijërinë e hershme.
Japonia luan me Kosta Rikën në ndeshjen e radhës të Grupit E të dielën, e ndjekur nga Spanja të enjten.
Por edhe nëse nuk e fitojnë Kupën e Botës, tifozët e tyre tashmë janë fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
- Befasia e radhës në Botërorin e Katarit, Japonia mposht Gjermaninë
- Argjentina mposhtet nga Arabia Saudite, nuk mjafton goli i Messit
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta