Zvicra përballet sot me Kamerunin, Xhaka: Kemi vetëbesim

24 Nëntor 2022 | 09:07

Kombëtarja e Zvicrës, në të cilën aktivizohen disa lojtarë shqiptarë, do të përballet sot në orën 11:00 me Kamerunin, në ndeshjen e vlefshme për grupin G për Botërorin “Katar 2022”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i “Helvetëve”, Murat Yakin beson se skuadra e tij është gati të shkruajë historinë, shkruan The Independent.

Ndërsa mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka u shpreh se ka vetëbesim të madh dhe do ua përcjellë këtë edhe lojtarëve të tjerë.

“Mendoj se klubi im ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por gjithmonë them se kombëtarja është diçka ndryshe. Sigurisht që kam vetëbesim të madh dhe do të përpiqem t’ua përcjell atë shokëve të skuadrës”, theksoi ai.

Po në grupin G, bëjnë pjesë edhe Brazili me Serbinë, që do të përballen sonte në mbrëmje në orën 20:00.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026