Ekspozitë në kushte pandemie, muzeu i fotografisë “Marubi” hap dyert për vizitorët
Muzeu i fotografisë “Marubi” hapi dyert për herë të parë për vizitorët që prej mbylljes së tij gjatë izolimit në muajt e parë të pandemisë. Një pjesë të veprave të Dedë Jakovës, një prej fotografëve më të rëndësishëm në historinë e Shkodrës, u pasqyruan në këtë ekspozitë.
Në kushte strikte të sigurisë dhe me një numër tejet të reduktuar vizitorësh u ekspozua një pjesë e arkivit të familjes Jakova, me foto të përzgjedhura nga kuratori Lekë Gjeloshi
“Kjo ekspozitë që sjell rreth 260 imazhe të seleksionuara nga 58 mijë, patjetër përjeton pak a shumë sikletin e atij fjalorit që ka sjell një botë të tërë, por brenda kulturave, brenda limiteve që një libër patjetër nënkupton. Jakova ka ardhur si një meteor i madh, zbulimi i tij ka ardhur si një person që e ka përvetësuar deri në fund teknikën, mjeshtërinë e fotografisë, por dhe e ka përdorur si një artist i mirëfilltë bashkëkohor”, tha Gjeloshi.
I biri Nikolini dhe nipi Domeniko Jakova trashëguan me fanatizëm mjeshtërinë e familjes së tyre, ndaj edhe kjo ekspozitë ka rëndësi të veçantë dhe vlera të shtuara sentimentale për ta.
“Unë gjyshin tim nuk është se më ka takuar ta njoh, por sot në dyqan vijnë shumë klientë që janë fotografuar prej gjyshit, dhe kanë kujtimet më të bukura i kanë të fotografimeve të tij. Vetëm më fjalët e të tjerëve, unë jam shumë shumë krenar, dhe më bëhet qejfi që ka ardhur dita sot për të njohur punimet e tij”, tha ai.
“Në dy- tre strendat e para mund të jenë 90% që unë nuk i kam parë ndonjëherë sepse kur është dorëzuar fototeka unë kam qenë 10 vjeç. Unë i mbaj mend ata negativa që janë dorëzuar ato kohë, një tavolinë e mbushur grumbull, po më tepër nuk di gjë, sepse këta kanë qenë jo fotografi personale, që më i pasur në shtëpi të stampuara, por kanë qenë fotografi që baba i ka arkivuar me kohë dhe me vite”, u shpreh Nikolin Jakova, fotograf.
Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin fotografik më voluminoz në arkivin e muzeut. Falë punës së të tij, u shënuan në negativ një pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme të Shkodrës.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.