Jo më aplikacione kineze, SHBA do të ndalojë shkarkimin e ‘TikTok’ dhe ‘WeChat’
Duke nisur nga 20 shtatori, administrata Trump do të ndalojë që qytetarët në SHBA të shkarkojnë aplikacionet ‘TikTok’ dhe ‘WeChat’, dy platforma kineze të cilat sipas zyrtarëve përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.
Ndalimet, prekin vetëm shkarkime dhe përditësime të reja dhe janë më pak të mëdha sesa pritej, veçanërisht për ‘TikTok’, duke i dhënë grupit ‘ByteDance’ disa hapësira për të arritur një marrëveshje mbi fatin e operacioneve të saj në SHBA. ‘ByteDance’ është në bisedime me korporatën ‘Oracle’ dhe kompani të tjera për të krijuar një kompani të re, ‘TikTok Global’, që synon t’u japë përgjigje shqetësimeve amerikane lidhur me sigurinë e të dhënave të përdoruesve.
‘ByteDance’ gjithsesi do të ketë nevojë për miratimin e Presidentit Trump për të hequr ndalimin në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, përdoruesit ekzistues të ‘TikTok’ do të shohin pak ndryshime deri në 12 nëntor, kur do të fillojë ndalimi i disa transaksioneve teknike.
“Ne nuk pajtohemi me vendimin nga Departamenti i Tregtisë dhe jemi të zhgënjyer për të bllokuar shkarkimet e aplikacioneve të reja dhe për të ndaluar nga 12 nëntori përdorimin e aplikacionit ‘TikTok’ në SHBA.
Ne do të vazhdojmë të sfidojmë urdhrin ekzekutiv të padrejtë”, tha kompania në një deklaratë.
Ministria e Tregtisë e Kinës shprehu “kundërshtimin e saj” dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë aksionet e tyre.
“Nëse pala amerikane i përmbahet me këmbëngulje kursit të saj, Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze”, – shkruhej në deklaratë, pa dhënë të tjera detaje.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve