Brnabiç për marrëveshjen për targat: Paqja mbi politikën

24 Nëntor 2022 | 21:18

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe është një sinjal pozitiv për stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Me shembullin tonë, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë se paqja duhet të jetë gjithmonë mbi politikën”, tha Brnabiç në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo ka falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, “që gjithmonë është sjellë si një burrë shteti i përkushtuar ndaj vendit dhe ka udhëhequr në rrugën e paqes”.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka njoftuar mbrëmë se Beogradi dhe Prishtina, me ndihmën e BE-së, “u dakorduan për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u prezantua nga BE-ja si ndërmjetëse këtë shtator dhe që mbështetet nga Franca dhe Gjermania”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026