Historia e notareve siriane, Netflix sjell aventurën e dhimbshme të dy motrave

24 Nëntor 2022 | 22:38

Një histori pikëlluese por që ia vlen të tregohet. Ajo rrëfen realitetin me të cilin përballen refugjatët. “Notaret” është një biografi e re në platformën Netflix, që ka në fokus historinë reale të Yusra Mardini, një notare dhe motrës së saj Sara, që largohen nga Siria e gërryer nga lufta.

“Ne përfshimë shumë refugjatë në film, si para edhe prapa skenave, ndaj ky projekt kishte një rëndësi të madhe për ne dhe ne luftuam për sa më origjinalitet të ishte e mundur,” – tha regjisorja Sally El Hosaini.

Pasi bindën familjen se duhet të largoheshin nga Siria e shkatërruar nga lufta, dy motrat shpresonin të arrinin Gjermaninë përmes Greqisë.

Ato nuk ishin thjesht refugjate, por edhe heroina që ndihmuan në shpëtimin e 18 jetëve të tjera kur varka e tyre nisi të fundosej. Më i pabesueshëm është edhe fakti se Yusra mori pjesë në lojërat Olimpike.

Sot, ajo tregon se kur e pa filmin bashkë me motrën e saj u emocionuan aq shumë saqë derdhën lot, por edhe u gëzuan. Të shihnin jetën e tyre të portretizuar, për to ishte një çmenduri e vërtetë.

“Kur bëra atë që bëra, kur lash vendin ose vendosa qëllimin të shkoja në lojërat Olimpike, nuk e mendova se do të mbaronte kështu. Ende nuk arrij ta besoj,” – tregoi Ysra Mardini, notare dhe njëkohësisht ambasadore e UNHCR-së.

Shumë producentë filmash kanë qenë në radhë për të siguruar të drejtat e historisë së dy motrave, por ato refuzuan oferta të shumta.

Pasi lanë pas luftën në Siri vetëm një vit më parë, ato nuk ishin gati t’i tregonin botës historinë e tyre, të paktën deri tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026