Lirohen nga paraburgimi tre infermieret që dhunuan të moshuarën në Pejë
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë.
Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi do të hetohen në gjendje të lirë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur.
Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënën e saj e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngjarjen. E moshuara vuante nga ‘Alzheimer’.
Pas pamjeve të rënda që qarkulluan në rrjetet sociale, u mor vendimi për heqjen e licencës së subjektit ku ndodhi ngjarja.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut