Basha prezanton një plan me 5 pika për bizneset e prekura nga tërmeti
Gjatë një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, qytetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë para disa ditëve.
Përveç viktimave në njerëz dhe dëmeve në banesa, ata thonë se lëkundjet e 26 nëntorit patën pasoja edhe ne shumë biznese në Durrës dhe Thumanë, ku për shkak të largimit të banorëve drejt vendeve më të sigurta, në Durrës sipërmarrësit po përballen me pakësimin e forcës së punës.
“Ne, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpër rrethe që nuk po na kthehen”, u shpreh një qytetar i shqetësuar.
Ndërkohë një qytetar tjetër thotë se dëmi më i madh tani është që nuk po veprojmë për të bërë diçka.
Pas këtyre takimeve kryetari i partisë Demokratike, prezanton planin me pesë pika për rimëkëmbjen e biznesit të prekur nga tërmeti. z. Basha këshillon përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga taksa e pronës dhe tarifave vendore, përjashtim nga tatim fitimi për të gjithë ata që e rinvestojnë fitimin për të rikuperuar dëmet dhe heqjen e sigurimeve, si dhe pezullim dhe fshirje e pagesave të faturave të energjisë e ujit gjatë kësaj periudhe.
Ndërkaq kryedemokrati i bën thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.
Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit