Andi Lila letër Armand Dukës: S’është ”fair” të kërkosh nga të tjerët diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh
Ish-futbollisti i Tiranës Andi Lila, i ka shkruar Presidentit të Federatës së Futbollit Armand Duka një letër të hapur, ku i kërkon që të nënshkruajë kontratë kolektive me Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë (SFPSH)
Lila, i cili drejton sindikatën, iu drejtua Dukës, pasi ky i fundit i kërkoi kryeministrit Rama që “të mbajë premtimet për sportin” dhe të miratojë “ligjin për sponsorizimet” duke lejuar kështu që klubet e futbollit të kenë interes më të madh për të investuar.
“Nëse ju i kërkoni qeverisë të ulet me ju në tryezën e diskutimeve përse ju shmangeni dhe refuzoni të uleni në diskutime me Sindikatën. Në këtë situatë Sindikata është futbolli dhe FSHF është qeveria! Kontrata kolektive është një domosdoshmëri e futbollit tonë. Kjo kontratë është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll,” – shprehet Lila, i cili këmbëngul se sindikata është pro kërkesave të FSHF-së ndaj qeverisë, por që nga ana tjetër është momenti që të kujtohet dhe kjo pjesë.
“[…] nuk është “fair” të kërkosh nga të tjerët të bëjnë diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh,” – shton më tej Lila.
“Si njeri vizionar, ju lutem ta shikoni me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bini pre e këshilltarëve mediokër. Nënshkrimi i saj i bën nder jo vetëm botës së futbollit por edhe juve personalisht. Jam besimplotë se së shpejti do ulemi së bashku për të diskutuar kontratën kolektive,” – përmbyll kërkesën e tij Lila.
Kampionati shqiptar i futbollit nuk ka vazhduar sezonin e ri prej javësh, pasi klubet e kanë bojkotuar atë në shenjë proteste kundër neglizhencës së qeverisë për të marrë parasysh kërkesat e tyre për një ligj sporti që vlerëson në raport më të drejt sponsorizimet.
Lexoni gjithashtu:
Kreu i FSHF-së letër Ramës: Jepi fund bojkotit të kampionatit, mbani premtimin e dhënë
Bojkoti i kampionatit, Dritan Kadia: Katër kërkesat janë premtuar nga vetë Rama
Sponsori i Vllaznisë: Kërkesat tona janë të hershme, jemi lodhur nga premtimet e vazhdueshme
Bojkoti i kampionatit, Olsi Rama në “Ilva Now”: Masë ekstreme, por ka qenë e duhura
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi