Argjentina mposht Meksikën, shënojnë Messi dhe Fernandez

26 Nëntor 2022 | 22:12

Argjentina ka marrë fitoren e parë në Kupën e Botës pasi ka mundur 2-0 Meksikën në ndeshjen e dytë të Grupit C.

Një fitore e madhe nën shenjën e Leo Messi-t, i cili ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asist.

Mesi gjeti korridorin e duhur mes mbrojtësve duke mposhtur Oçoan për të çliruar Argjentinën e cila më pas e kishte të lehtë të administronte lojën përballë meksikanëve.

Goli i Fernandez në fundin e sfidës bëri më të thjeshtë gjithçka dhe i dhuroi Argjentinës shansin e artë për të vazhduar më tej në këtë turne, edhe pse do t’i duhet që të blindojë vendin në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë.

Me golin e shënuar sot, Leo ka kapur Diego Maradona-n për numrin e golave të shënuar në Botëror (tetë), me vetëm Gabriel Batistuta-n (10) që ka bërë më mirë për Argjentinën në Kupën e Botës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026