Gazetari: Ngjarja ndaj biznesmenit libanez ka qenë e paralajmëruar
Gazetari Eni Ferhati, tha se dhuna ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri ka qenë e paralajmëruar.
Këtë e tha i ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ndërsa po flitej për konfliktet që janë krijuar mes njerëzve për shkak të pronave.
Më tej ai theksoi se asokohe Këshilli i Ministrave tokën ia kishte dhënë biznesmenit, ndërsa Gjykata një personi tjetër.
“Ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ai në cilësinë e administratorit të një kompanie nga shteti shqiptar merr me qira një sipërfaqe toke. Për këtë tokë ai lidh një kontratë, por gjatë kësaj kohe për këtë tokë ishte pretendues edhe një shtetas tjetër.
Gjatë kohës që biznesmeni libanez kishte përfituar këtë proces shtetasi tjetër i ishte drejtuar Gjykatës së Durrësit dhe detyronte Bashkinë e Durrësit që t’i njihte këtë sipërfaqe toke që ai pretendonte. Vendimi gjyqësor krijoi konflikt mes një sipërmarrësi dhe një fshatari. Këshilli ministrave ja kishte dhënë biznesmenit dhe Gjykata ja dha dikujt tjetër.”- tha gazetari.
https://youtu.be/gOUPjM88TbU
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta