“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

31 Maj 2026 | 20:48

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Ai theksoi se ky udhëzim ka ardhur lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Serjani theksoi se në raportet e BE, Shqipëria gjithmonë ka shkelje lidhur me respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Sipas tij, Shqipëria do të jetë një nxënës i mirë për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Në fakt Greta, unë do doja që të sillja pak kontekstin pse është miratuar ky urdhër apo ai udhëzim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Së pari, ne e dimë që në vitin 2025 slogani kryesor i partisë në pushtet apo i qeverisë, ishte Bashkimi Europian. Dhe në kuadër të kësaj ne dimë që u hapën negociatat. Një nga kapitujt kryesorë të negociatave ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Një nga grupet kryesore që përfshihet në të drejtat e njeriut është dhe komuniteti i LGBTQ, dhe ne e dimë shumë mirë që në çdo raport të Bashkimit Europian përsa i përket shtetit shqiptar e gjen gjithmonë në shkelje përsa i përket respektimit të të drejtave të këtij komuniteti.

Dhe në kuadër të këtyre raporteve që vijnë nga Bashkimi Europian, qeveria shqiptare, që do të jetë si ai nxënës i mirë që do të bëjë detyrat sa më mirë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ka miratuar këtë urdhër dhe atë udhëzim më mbrapa, që ka të bëjë me trajtimin me hormone për personat që i përkasin këtij komuniteti”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026

Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rezultuar aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të Vlorës. Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë...
09:26 | 14/07/2026

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026