“Çfarë do i bëjë prokuroria ‘Rrumit’?”Cakrani: Akuza për të s’është subjekt i SPAK
Avokati Kujtim Cakrani tha se akuza për Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, nuk është fare subjekt i SPAK.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se si ‘Rrumi’ ka dhe shumë të tjerë që nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe kërcënimeve kanë marrë shumë hektarë tokë në zonën bregdetare.
Më tej ai shtoi se “Rrumi” mund të dënohet për falsifikim dokumentesh, ndërsa shtoi se ai nuk është zyrtar që të bëjë korrupsion.
“E di sa “Rrumë” ka në të gjithë zonën bregdetare , pafund. Janë me emra dhe mbiemra. Nëse Rrumi ka marrë 40 hektarë, ka të tjerë në Vlorë, Lushnje, Sarandë, që kanë marrë shumë herë toka me shumë me atë të dokumenteve falso, kërcënimeve. Ke në Fier pafund. Çfarë do ti bëj prokuroria Rrumit? Do ta dënojë për falsifikim?
E shumta që mund ta dënojë për falsifikim dhe korrupsion. Rrumi nuk bën korrupsion sepse nuk është zyrtar që të bëjë korrupsion. Akuza për Rrumin nuk është subjekt fare i SPAK”- tha ai.
https://youtu.be/gOUPjM88TbU
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet