Epidemiologu Dritan Ulqinaku: Maskat e thjeshta po aq efikase për të mos transmetuar virusin

21 Shtator 2020 | 17:34

Përdorimi i “maskave të thjeshta prej pambuku” në shkolla mund të parandalojë përhapjen e infeksionit në shkolla pavarësisht, kështu këshilloi epidemiologu Dritan Ulqinaku gjatë emisionit Ilva Now të gazetares Ilva Tare duke siguruar se kjo është e mjaftueshme për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Udhëzimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve mbi masat anti-Covid gjatë vitit shkolloar 2020-2021 kanë parashikuar mbajtjen e maskave njëpërdorimshe ose maskave prej tekstili, të cilat duhet të lahen herë pas here.

Mirëpo pjesa më e madhe e maskave që mbajnë fëmijët në shkolla janë të pacertifikuara. Vetë mënyra se si po zhvillohet mësimi këtë vit si dhe raportimet e shpeshta për përhapjen e infeksionit kanë nxitur shqetësime te prindërit.

Mirëpo mjeku Ulqinaku thotë se ato mund ta kryejnë mirë funksionin për të cilën përdoren, mjafton të mos përhapin spërklat.

“Maska të thjeshta pambuku, asgjë tjetër. Është për të parandaluar spërklat e mia për të kaluar tek të tjerët,” – u shpreh ai, përballë pyetjes se çfarë maske do t’u këshillonte prindërve për fëmijët.

“Për momentin nuk kemi qarkullim të një virusi tjetër. E vetmja frikë është kur të fillojë sezoni i gripit, por që shpresojmë që deri në atë kohë të këtë ndryshuar situata epidemiologjike,” – u shpreh më tej mjeku Ulqinaku.

Lexoni gjithashtu:

Çfarë maskash po përdorin fëmijët tanimë që i janë rikthyer shkollës nën kushtet e pandemisë?

Epidemiologu Dritan Ulqinaku: Deri në fund të vitit, me rrezik hapja e mjediseve të mbyllura

Dy viktima dhe 150 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021