Debati për listat zgjedhore, ekspertët shprehin skepticizëm: Është show politik
Propozimet e partive politike për listat zgjedhore shihen me skepticizëm nga ekspertët e fushës. I pranishëm në ‘Ilva Now”, Gjergj Bojaxhi thotë se propozimet e bëra janë një “show” politik, i cili sipas tij nuk do të zgjidhë asgjë për shqiptarët.
“Kjo që është propozuar dhe koha që janë propozuar, unë i mendoj si një show dhe nuk zgjidhin problemin që ka demokracia shqiptare. Mendoj se në tërësi është një show politik”, tha ai.
Politologu Roland Lami thotë se i gjithë debati bëhet për hapjen e listave, por në të vërtetë asgjë nuk ndryshon. Ai pohon se e gjitha kjo skemë nuk të çon tek listat e hapura, por tek listat e që dëshirojnë kryetarët e partive politike.
“Të propozosh ndryshime esenciale, ku ndërkohë jemi shumë afër zgjedhjeve, dhe vetë formula në thelb nuk thotë asgjë për listat, do të thotë se bëjmë sikur ndryshojmë, por në fakt nuk ndryshojmë aspak. Kjo formulë është demokratike, por nuk është formulë që garanton hapjen e listave. Ne flasim për listat të hapura, ndërsa brenda listave fusim formula të komplikuara që në fund nuk të çojnë tek listat e hapura, por tek listat kryetarëve”, tha ai.
Për Bojaxhiun, politika shqiptare po tregon hapur që nuk dëshiron të heqë dorë nga pushteti.
“Kur politikanët thonë se populli nuk është gati për demokraci, kjo në vetvete tregon një klasë politike që nuk do të lëshojë pushtetin dhe kapjen që i ka bërë pushtetit”, tha ai.
Duke folur në studion e “Ilva Now”, z. Lami hodhi dyshimet se këto zgjedhje mund të prodhojë nesër një parlament, i cili nuk do ketë ndryshime në aspektin e cilësinë me aktualin.
“Nuk përjashtohet mundësia që këto zgjedhje të na sjellin në Parlament, nga pikëpamja e cilësisë, deputetët që kemi sot. Më duket se në heshtje ka një dakordësi me këtë formulë, pasi edhe PD dhe LSI nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për të hapur listat”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Propozimi i PS për listat zgjedhore, Damian Gjiknuri: Ky është një eksperiment i madh social
Gjiknuri: Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend evropian s’i ka
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës