Plani i BE për emigracionin, komisionerja evropiane: Të mos kemi më situata si kampi i Morias

21 Shtator 2020 | 19:30

Mijëra emigrantë që kanë fjetur ditët e fundit në kushte të vështira janë zhvendosur në kampin e ri në ishullin Lesbos, një javë pasi zjarri shkatërroi plotësisht kampin e refugjatëve të Morias.

Në prag të implementimit të politikave të reja të emigracionit nga Bashkimi Evropian, komisionerja evropiane për marrëdhëniet e brendshme, u prononcua për Euronews duke thënë se BE duhet të bëjë çmos që të evitohen situata si ajo e kampit të refugjatëve në Greqi.

“Mendoj se është shumë e qartë për të gjithë që emigrantët po paguajnë një çmim të lartë çdo ditë, për shkak të mungesës së një politike të përbashkët europiane. Gjithashtu, mungesa e një politike të përbashkët po ul edhe besimin midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Shpresoj që ta përmirësojë këtë gjendje me propozimin tim”, u shpreh Ylva Johansson, komisionerja europiane e punëve të brendshme.

Për sa i përket vendeve si Polonia dhe Hungaria që zbatojnë një politikë radikale duke mbyllur kufijtë e tyre për të mos lejuar kalimin e asnjë emigranti, komisionerja Johanson tha:

“Të gjithë e dimë që kjo është një detyrë e vështirë. Të jem e sinqertë, nuk pres që propozimet e mia të priten me “duartrokitje” por mendoj se do të ketë dakordësi dhe respekt sepse mendoj se duhet gjetur një balancë e drejtë midis vendeve anëtare të BE-së ku të gjithë të tregojnë solidaritet kundrejt emigrantëve dhe azil-kërkuesve. Gjithashtu, ne jemi të qartë se ata që nuk plotësojnë kushtet për të qëndruar, duhet të rikthehen.”

Vendet anëtare në BE duhet të arrijnë një konsensus edhe për sa i përket kuotave të pranimit të emigrantëve, apo dhe kushteve që azil-kërkuesit duhet të plotësojnë.

“Të gjithë jemi të vetë-dijshëm që solidariteti nuk mjafton për të zgjidhur krizën e emigrantëve. Na nevojitet një sistem i mirëfilltë që t’i japë përgjigje edhe atyre vendeve që ndihen nën presion nga kjo situatë”, shtoi Johanson.

Qëllimi kryesor i “Paktit Europian” është të garantojë fundin e kampeve të mbipopulluara si ai i Moira-s në Greqi.

“Po. Nuk Duhet të ketë më kampe si Morja. Besoj se është e dukshme që Moira është rezultati i mungesës së një politike të përbashkët emigracioni nga shtetet e BE-së”.

Gjatë debateve të zhvilluara javën e kaluar në Parlamentin Evropian, shumë prej euro-parlamentarëve që i përkasin ekstremit të djathtë u shprehën me gjuhë diskriminuese kundër pritjes dhe akomodimit të emigrantëve, duke lënë të kuptohej se ishin kundër dhënies së azilit apo dhe mirëpritjes së refugjatëve.

“Mendoj se i kemi dhënë zë më shumë seç duhet ekstremistëve të djathtë në debatin e azil-kërkuesve dhe emigrantëve. Mendoj se duhet të fokusohemi se si ta menaxhojmë emigracionin në një mënyrë të rregullt dhe besoj se kjo është çka qytetarët evropianë kërkojnë prej nesh. Emigrantët janë njerëz si çdokush prej nesh, ata kanë opinione të ndryshme, kanë kaluar eksperienca të ndryshme dhe janë qenie njerëzore që duhet të trajtohen si të tillë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026