Ekspertët: Pushtimi rus ka rritur rrezikun për përdorimin e armëve kimike

28 Nëntor 2022 | 20:05

Takimi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike nisi në Hagë me një paralajmërim për konfliktin në Ukrainë: pushtimi rus ka rritur rrezikun për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë ato kimike.

Sipas Organizatës, situata është në buzë të greminës.

“Lufta ka acaruar më tej tensionet ekzistuese, duke i çuar ato në një pikë ku uniteti i komunitetit ndërkombëtar për sfidat globale nuk duhet vënë në pikëpyetje”, tha Fernando Arias, drejtor i përgjithshëm i ONAK-së.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për mundësinë e përdorimit të armëve kimike dhe biologjike që nga fillimi i luftës.

Moska pretendon se Kievi është përpjekur të zhvillojë një program armësh biologjike së bashku me Shtetet e Bashkuara. Por asnjë prej dy kampeve nuk ka paraqitur prova.

Si Rusia dhe Ukraina janë mes 193 qeverive që janë zotuar janë zotuar solemnisht dhe vullnetarisht që në asnjë rrethanë të mos përdorin armë kimike.

Por zmbrapsja që ka pësuar ushtria ruse në fushën e betejës ka rikthyer frikën se Kremlini mund t’i rikthehet opsionit të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Që nga fillimi i luftës, Moska e ka përmendur vazhdimisht kërcënimin bërthamor, edhe pse ka akuzuar shpesh herë Kievin se po përpiqet të prodhojë bombë me efekte radioaktive.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026