Zgjerohen protestat në Kinë, manifestime në Pekin e Shangai kundër Partisë Komuniste
Kina është përfshirë nga protestat kundër masave anti-COVID të qeverisë, me grupe qytetarësh që kanë ngritur zërin kundër liderëve të Partisë Komuniste.
Në 24 orët e fundit, disa mijëra protestues mbushën rrugët në Shangai, ku shumë prej tyre u shoqëruan me forcë në makinat e policisë.
Manifestime, kryesisht nga studentët, pati edhe në universitetet e Pekinit dhe Nanjingut.
Protestat u zgjeruan pas një demonstrate në qytetin e largët veri-perëndimor Urumki, ku rregullat anti-COVID u konsideruan përgjegjëse për vdekjen e 10 personave, të izoluar në një godinë që u përfshi nga flakët.
Në protestat e mbajtura në Shangai, qyteti më i madh i Kinës dhe qendër financiare globale në lindje të vendit, disa njerëz ndezën qirinj dhe vendosën lule në nder të viktimave.
Të tjerë u dëgjuan të brohorisnin parulla të tipit “Xi Jinping, tërhiqu” dhe “Partia Komuniste, largohu”.
Disa mbanin edhe banera thjesht me ngjyrë të bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur”, në muzeun “Marubi”
- Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, 13 të plagosur
- Mbretëresha Elizabeth luftoi me kancerin në muajt e fundit të jetës së saj
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë