Mbretëresha Elizabeth luftoi me kancerin në muajt e fundit të jetës së saj

27 Nëntor 2022 | 17:38

Mbretëresha Elizabeth II luftoi fshehurazi me kancerin në vitin e fundit të jetës së saj, ka pohuar miku i Princit Philip në një libër të ri. Mbretëresha e ndjerë thuhet se kishte kancer në palcën kockore, simptoma më e zakonshme e të cilit është dhimbja e kockave.

Pretendimet për betejën e saj shëndetësore janë bërë në një biografi që pritet të publikohet nga Gyles Brandreth të quajtur “Elizabeth: An Intimate Portrait”. Certifikata e saj e vdekjes, e lëshuar në shtator, regjistroi zyrtarisht shkakun e vdekjes së saj si “pleqërinë”, raporton The Sun.

“Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielomë – kancer në palcën e eshtrave – që do të shpjegonte lodhjen dhe humbjen e peshës së saj dhe ato ‘çështje të lëvizshmërisë’ për të cilat shpesh na kishin thënë gjatë vitit të fundit. Simptoma më e zakonshme e mielomës është dhimbja e kockave, veçanërisht në legen dhe në pjesën e poshtme të shpinës, dhe mieloma e shumëfishtë është një sëmundje që shpesh prek të moshuarit.”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026