Kina përgatitet për lojërat olimpike dimërore, pavarësisht pandemisë

22 Shtator 2020 | 12:36

Lojërat Olimpike të Dimrit priten të zhvillohen në Pekin nga 4 deri më 20 shkurt të vitit 2022, ndërkohë presidenti i Komitetit Internacional Olimpik është shprehur i kënaqur për parapërgatitjet e shtetit oriental në mes të frikës së pandemisë që po vazhdon të sundojë botën.

“Progresi është me të vërtetë në stilin Kinez, nëse mund ta them. Ju mund të shikoni dinamikën dhe efektivitetin që populli kinez është duke ushtruar prapa këtyre përgatitjeve e organizimeve, si dhe mund të shikoni një angazhim të madh.”, deklaroi Thomas Bach, president i Komitetit Internacional Olimpik.

Një organizim i tillë është cilësuar si diçka “madhështore” dhe që sfidon luftën kundër COVID-19.

“Infrastruktura që është ndërtuar pritet të akomodojë shumë persona kinezë të cilët donin të praktikonin sportet e dimrit”, tha presidenti i Komitetit Internacional Olimpik

Gjithashtu u komunikua nga drejtori i Komitetit Olimpik (IOC), se kjo do të jetë një shënjues në historinë e Lojërave Olimpike. Kjo për shkak se Pekini është vendi i vetëm që ka përfshirë të dy sezonet, pra ka organizuar edicionin e Lojërave Verore dhe pritet të organizojë gjithashtu edhe ato të dimrit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026