Shkurtohen 14 000 vende pune, pagat e luftës rrezikojnë të digjen
Në aktivitetin e biznesit, pandemia nuk ka shënuar efekte të forta negative, pasi në krahasim me vitin e kaluar numri i çregjistrimeve ka qenë më i ulët. Lajmin e bën të ditur për Euronews Albania, Drejtorja e Tatimeve, Delina Ibrahimaj e cila ka komentuar të dhënat e 8-mujorit 2020. Por, megjithatë pasojat kanë nisur të shfaqen tek sipërmarrjet e mëdha, të cilat kanë reduktuar stafet, kryesisht gjatë muajve të verës.
“Punësimi në biznesin e vogël ka ardhur në rritje në muajin korrik, në qershor. Nga ana tjetër kemi pasur një reduktim të punësimit te biznesi i madh me rreth 14 mijë persona. Reduktimi vjen në sektorët e shërbimit të cilët janë të lidhur me kontrata porositëse, që subjektet mund të kenë me biznese jashtë”, shprehet Delina Ibrahimaj.
Ndërkohë sa i përket fondit të pagave të luftës, ai mbetet ende aktiv për 1500 individë, të cilat duhet të aplikojnë deri në 25 shtator.
“Janë 1500 individë, 1300 për paketën e dytë dhe 256 për paketën e parë të cilët ende nuk e kanë korrigjuar llogarinë e tyre bankare. Ne patëm bërë një njoftimin për përfundimin e mundësisë për të korrigjuar llogarinë bankare në muajin gusht… Jemi në pritje ende për pak ditë. Afati është 25 shtatori”, thotë drejtorja e Tatimeve.
Sipas Ibrahimajt, procesit tashmë po i vjen fundi dhe një arsye pse këta individë nuk paraqiten lidhen me qëndrimin e tyre jashtë vendit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës