Erdogan bën propozimin për zgjidhjen e përplasjeve me Greqinë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan propozoi të martën mbajtjen e një konference rajonale me të gjitha vendet e Mesdheut, për të zgjidhur tensionet në lidhje me kufijtë detarë dhe kërkimet për hidrokarbure.
“Do të doja të përsërisja thirrjen tonë për të vendosur dialog dhe bashkëpunim me shtetet që lagen nga Mesdheu lindor. Për këtë arsye, ne propozojmë mbajtjen e një konference rajonale ku të merren parasysh të drejtat dhe interesat e të gjitha shteteve bregdetare dhe ku turko-qipriotët të jenë gjithashtu të pranishëm”, tha Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë:
Turqia dhe Greqia, vende anëtare të NATO-s, janë në konflikt lidhur me të drejtat për të kryer kërkime në lindje të Mesdheut dhe zgjerimit të ujërave territoriale në pjesën kontinentale.
Tensionet u përshkallëzuan muajin e kaluar, pasi Turqia dërgoi një anije të specializuar në ujërat e pretenduara nga Greqia dhe Qiproja.
Situata u lehtësua paksa pasi Ankaraja tërhoqi anijen në fjalë javën e kaluar, një lëvizje kjo që u mirëprit nga Greqia dhe BE-ja.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përmes një video-mesazhi, Erdogan tha se, Turqia preferon t’i zgjidhë mosmarrëveshjet në mënyrë të drejtë, përmes bisedimeve; por shtoi se përpjekjet e kota për të përjashtuar Turqinë nga planet në Mesdheun lindor nuk do të kenë sukses.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta