Ceremona e përurimit si president bëhet fshehurazi për Lukashenkon
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mori mandatin e gjashtë si president me një ceremoni përurimi që ndryshe nga herët e tjera nuk u njoftua paraprakisht.
Agjencia e lajmeve shtetërore të Bjellorusisë, “Beltra”, raportoi se ceremonia mbahet në Minsk me praninë e pak zyrtarëve të lartë.
Përurimi bëhet pas gjashtë javësh zhvillimesh intensive, teksa shumë vende perëndimore nuk i njohën si të pranueshme zgjedhjet që i dhanë Lukashenkos 80% të votave.
Opozita e përfaqësuar nga tri gra, disa prej të cilave po zinin vendin e partnerëve të burgosur nga policia, e ftoi popullin në protesta që zgjatën me javë të tëra dhe që krijuan përplasje të dhunshme.
Përgjigjja e Lukashenkos ishte me dorë të hekurt, aq sa dy prej grave opozitare braktisën vendin dhe u strehuan në shtete fqinje.
I bindur që bëhet fjalë për një ndërhyrje nga perëndimi për të prishur rendin dhe qetësinë në vendin e tij, Lukashenko nuk ngurroi të dërgojë ushtrinë në kufi dhe t’i kërkojë Putinit që të shprehet haptazi që në rast sulmi, Rusia do të ndërhynte ushtarakisht për ta ndihmuar.
Protestat, ndërkohë, kanë parë me qindra të arrestuar e të keqtrajtuar. Shumica e pamjeve kanë ardhur nga llogari anonime në rrjete shoqërore, si aplikacioni “Telegraf”, pasi media në Bjellorusi ka pasur censurë deri në pikën sa gazetarët dhe teknikët e televizionit shtetëror u detyruan të japin dorëheqjen.
Përgjigjja e Lukashenkos ndaj dorëheqjes së gazetarëve ishte se dhe po të mbeteshin vendet bosh, do të merrte gazetarë nga Rusia që mediat të vazhdonin punën.
Teksa të gjitha vendet perëndimore i bëjnë thirrje të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve e të garantojë zgjedhje të lira, kryetari i OSBE-së, Edi Rama, i bëri Bjellorusisë kërkesë zyrtare për të shkuar në Minsk e për të ndërmjetësuar bisedimet, gjë që është refuzuar nga qeveria vendase.
Pasi refuzoi ndërmjetësime nga perëndimi, Lukashenko ndërmori hapa edhe më ekstremë, duke mbyllur kufijtë me dy vendet fqinje, Poloninë dhe Lituaninë, qeveritë e të cilave kanë mbështetur opozitën.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta