Vrasja e 35-vjeçares, kardiokirurgu: Lëshoni karriget, do turpërohemi edhe n’varr

1 Dhjetor 2022 | 09:57

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë nga ish-bashkëshorti ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët, politika por edhe vetë nga bluzat e bardha.

Së fundmi, një kardiokirurg nga QKUK-ja ka dënuar rastin në fjalë, ndërsa ka bërë thirrje që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqjen.

Leonard Bytyqi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se ai personalisht është i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Sonte, plot prej nesh duhet me dalë të kërkojnë falje publike dhe me dhanë dorëheqje. Dikush duhet me kallzu që na ende kemi ndjenja, dikush duhet me kallzu që mërzitet për banorët e vet që po vriten para turinjve.

Na kemi dështuar komplet, si shtet, si shoqëri, si individ dhe si burra. Unë jam i gatshëm me dhanë dorëheqje prej QKUK-së, prej Universitetit, edhe pse kjo ngjarje e kobshme s’lidhet me punën tonë direkt, por lidhet me shpirtin dhe ndjenjën që gudulliset e na nxen frymën. Hajdeni lëvizni, mos vajtoni, se gjama e fcb-it ju zgjat dy ditë.

Statuse t’leshit, forca e ligjit asht goditja ma e ranë për kriminelët e lehtësim për familjarët. Boll vajtuat pshurrana, lëshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n’varr.”- shkruan ai.

35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës. Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur bashkëshorti i saj e vrau në orën 18:00.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026