Vrasja e 35-vjeçares, gazetari: Kishte 3 patrulla policie aty ku autori kreu krimin
Gazetari Vullnet Krasniqi ka treguar detaje të reja lidhur me vrasjen e 35- vjeçares Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti Sokol Halili para QKUK, në Prishtinë.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se në vendin që ka ndodhur krimi kanë qenë dy ose tre patrulla policie.
“Në çdo hyrje të secilit spital në Prishtinë ka vende që qëndron policia, pra në pjesën kur ka ndodhur krimi kanë qenë dy ose tre patrulla policore. Si është e mundur që një person i armatosur hyn në klinikën e gjinekologjisë, e tejkalon çdo patrullë, e tejkalon sigurimin? Ministria paguan qindra mijëra euro për sigurimin. Ai ka qenë një person i zakonshëm që jetonte në Gjermani”- tha ai.
Më tej, ai theksoi se dyshohet që Halili, pasi ka kryer vrasjen, është larguar drejt Gjermanisë.
“Dyshimet janë që Halili sapo ka bërë krimin, ka ikur në Gjermani. Ai ka hyrë e ka vrarë dhe ka ikur pa asnjë pengesë. Ai e ka vrarë para hyrjes së klinikës. Ajo që dihet është se nëna e autorit e ka vizituar para dy ditësh viktimën dhe i kanë kërkuar që të kthehet në shtëpi me arsyetimin e përgjithshëm për shkak të fëmijëve. Ndërkohë viktima ka thënë se nuk do të kthehet më në atë shtëpi”- shtoi gazetari.
Sipas tij, dëshmitarët kanë deklaruar se 31-vjeçari e ka planifikuar këtë në mënyrë perfekte. Ai ka pritur deri sa ka dalë gruaja dhe e ka vrarë. Pasi e ka kryer vrasjen, ka ikur shumë i qetë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike