“Do të ketë shkarkime”, Haxhiu për vrasjen e 35-vjeçares: Mund të ishte parandaluar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes urgjente me ministrat në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku u vra 35-vjeçarja, ka paralajmëruar se do të ketë shkarkime të zyrtarëve në institucionet të cilat kanë neglizhuar punën lidhur me rastin në fjalë.
“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të japë dorëheqje. Ju garantoj se nëse shohim që ka dështuar dikush, do të ketë dorëheqje e shkarkim. Por keni parasysh, dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.
Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se vrasja e 35-vjeçares Hamide Magashit nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili mund të ishte parandaluar, duke qenë se konfliktet mes çiftit ishin denoncuar më parë.
“Me urgjencë kemi mbledhur Grupin Ndërministror. Sipas informacioneve nga policia, viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, shtoi Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e gruas shtatzënë në Prishtinë, reagon kryeministri Albin Kurti
- Mbërrin në Tiranë presidenti gjerman, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta