Vrasja e gruas shtatzënë në Prishtinë, reagon kryeministri Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në maternitetin e Prishtinës ku u vra një 35-vjeçare shtatzënë nga burri i saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti nënvizon se dhuna në familje në Kosovë është shumë e përhapur.
Kreu i qeverisë nënvizon se duhet të heqin dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.
“Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrenë zërin kundër burrave që ngrenë dorë mbi gruan”, shprehet ai.
35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës. Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur bashkëshorti e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka udhëtuar drejt Gjermanisë.
Reagimi i plotë:
Marrëveshja xhentëllmene me dhunuesit familjarë.
Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje. Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh. Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e di dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellë familjarizimin me dhunuesit në shoqëri.
Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private.
Duhet të heqim dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”. Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrenë zërin kundër burrave që ngrenë dorë mbi gruan.
Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve