Hungaria pret Superkupën, ekspertët e shëndetësisë të shqetësuar nga prania 20 mijë tifozëve

23 Shtator 2020 | 11:44

Finalja e Superkupës së Evropës mes Bayernit të Mynihut dhe Sevillas paraqet një rrezik për Hungarinë, që është edhe vendi i cili do të organizojë aktivitetin, kjo pasi UEFA ka dhënë dritën jeshile për pjesëmarrjen e 20 mijë tifozëve.

Për UEFA-n ky do të shërbejë si një test për të vendosur më pas nëse do të lejojë ose jo rikthimin e tifozëve në stadiume.

Qeveria hungareze ka marrë të gjitha masat për të respektuar protokollet anti-COVID, por sërish është e vështirë që të menaxhosh 20 mijë veta.

Andras Csilek, një epidemiolog hungarez u shpreh se nuk është momenti i duhur për të bërë një lëvizje të tille, pasi Europa është në prag të një vale të dytë dhe rastet në Hungari i kalojnë 600 të infektuar në ditë.

“Nëse autoritetet shëndetësore hungareze, në bashkëpunim me UEFA-n thonë se një gjë e tillë mund të bëhet, atëherë sigurisht që mund të bëhet. Por askush nuk e di se çfarë efektesh do të ketë. Nëse ky është një eksperiment, atëherë është i gabuar, pasi nuk mund të luhet me jetët e njerëzve”, tha epidemiologu.

Hungaria për momentin është një nga vendet më të rrezikuara në Europë për t’u goditur nga një valë e dytë dhe autoritetet duhet të kenë kujdes në menaxhimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026