Macron takon Biden: Aleanca franko-amerikane, më e fortë se çdo gjë
Në ditën e parë të vizitës shtetërore në SHBA, presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi raportet mes dy superfuqive. Por kishte edhe rezerva për homologun Joe Biden.
Presidenti francez u shpreh se do të përballet me Presidentin Amerikan për subvencionet e përfshira në Aktin e Reduktimit të Inflacionit – IRA.
Në ambasadën franceze në Uashington, Macron tha se subvencionet e paguara për kompanitë amerikane sipas një plani të gjerë të energjisë së gjelbër mund të ‘përçajnë perëndimin’. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë thotë se ata mirëpresin diskutimet rreth kësaj teme.
“Partnerët tanë evropianë kanë shprehur shqetësime rreth aktit të reduktimit të inflacionit. Ne kishim çdo pritshmëri që mund të diskutohej, ne e mirëpresim atë bisedë. Presidenti muajin e kaluar ngriti një grup pune, një task force SHBA-BE, në mënyrë që të mund të kuptojmë më mirë shqetësimet evropiane dhe të mund të ndajmë perspektivat tona , veçanërisht rreth energjisë”, u shpreh John Kirby, zëdhënës i këshillit amerikan të sigurisë.
Në ditën e parë të vizitës shtetërore në Washington, pavarësisht komentit, Macron e cilësoi aleancën franko-amerikane ‘më të fortë se çdo gjë’.
“Nëse do të rikthehem në Uashington dhe nëse takohem me Presidentin Biden kjo është me qëllimin që të përpiqem të jem i denjë për lidhjet që historia ka krijuar mes nesh, një aleancë më e fortë se çdo gjë”, u shpreh shefi i Elizesë.
Macron vizitoi NASA-n, ku bëri thirrje që Fondi Monetar Ndërkombëtar të reformohet në lidhje me trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe mori pjesë në një ceremoni në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Edhe gjatë të enjtes vijojnë bisedimet koke me kokë mes dy presidentëve.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta