SHBA ‘përkulet’ para Macron, për herë parë me Biden në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Uashington DC. Kjo është vizita e parë shtetërore i ftuar nga homologu Joe Biden.
Kjo vizitë do të jetë një ringjallje e shkëlqimit diplomatik, që ka qenë në pritje për shkak të pandemisë COVID-19.
Macron dhe Biden do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
“Nëse shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë, shikoni se çfarë po ndodh në Indo-Paqësorin dhe tensionet me Kinën. Franca është me të vërtetë në qendër të të gjitha atyre çështjeve dhe Presidenti Macron ka qenë një udhëheqës dinamik brenda G-7, veçanërisht në Evropë. Dhe kështu, presidenti ndjeu se ky ishte pikërisht vendi i duhur dhe më i përshtatshëm për të filluar vizitat shtetërore”, u shpreh John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Është një vizitë e rëndësishme nga aleati më i vjetër i Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë prej ditësh ka bërë përgatitje për ardhjen e shefit të Elizesë.
“Unë dola vullnetare për të ndihmuar në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë tre ditët e fundit. Presidenti francez Emmanuel Macron do të shohë dekorime kaq të bukura të Krishtlindjeve. Kishte shumë njerëz që erdhën nga të gjitha shtetet për të ndihmuar”, shprehet Ana, punonjëse.
Hera e fundit që Macron vizitoi Shtëpinë e Bardhë ishte në prill 2018 për t’u takuar me ish-presidentin Donald Trump. Të premten, Macron do të shkojë në New Orleans ku do të bëjë me dije planet për të zgjeruar programin për të mbështetur arsimin në gjuhën frënge në shkollat e SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë