Ndahen Çmimet Evropiane të Filmit, “The Favourite” mbizotëron
Çmimet Evropiane të Filmit dhanë verdiktin e tyre ditën e shtunë në Berlin. Ky eveniment riafirmon cilësinë, larminë dhe origjinalitetin e prodhimit evropian.
Këtë vit, filmi The Favorite u vlerësua maksimalisht dhe fitoi thuajse të gjitha çmimet, përfshitë çmimin Filmi më i Mirë dhe çmimin Regjisori më i Mirë, i cili u fitua nga greku Yorgos Lanthimos.
Një komedi dramatike virtuoze, e vlerësuar këtë vit me Oscar për Aktoren më të Mirë Olivia Colman, e cila fitoi edhe “Çmimet Evropiane të Filmit”.
Çmimin Aktori më i Mirë e mori Antonio Banderas për rolin e tij në filmin e fundit të Almodovar, “Pain and Glory” (Dhimbje dhe Lavdi).
Një kategori tjetër që tregon gjallërinë e prodhimit evropian është edhe animacioni. Çmimi Animacioni më i Mirë i shkoi spanjollit Salvador Simo për filmat e tij “Bunuel” dhe “Labyrinth of the Turtles”.
Salvador u shpreh se animacioni nuk është vetëm një zhaner kinematografik, por shumë më shumë.
“Ne e bëjmë filmin në të njëjtën mënyrë. Përdorim të njëjtin ekran, përdorim të njëjtën gjuhë, në të njëjtën mënyrë që do të bëjmë një mbyllje ose një goditje të gjatë, ne lëvizim kamerën në një mënyrë apo në tjetrën. Kështu që gjuha është e njëjtë, ndryshimi është teknika “, u shpreh ai.
Ndërsa çmimi European Discovery shkoi për Les Miserables de Ladj Ly, xhiruar në periferitë franceze.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion