Protesta kundër fletëve të votimit, ndryshon kodi zgjedhor në Bullgari

2 Dhjetor 2022 | 15:50

Rikthehen tensionet në Bullgari. Qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar një ndryshim elektoral sipas të cilit do të përdoren sërish fletëvotimet me letër.

Qeveria e re e përkohshme dëshiron të rishikojë Kodin Zgjedhor për të rikthyer fletët e votimit, pasi liderët e mëparshëm reformistë i zëvendësuan ato me makineri digjitale.

Një aleancë mes partisë “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” u bëri thirrje njerëzve të protestojnë, duke pretenduar se ndryshimi ishte një përpjekje për të korruptuar zgjedhjet.

Policia mbylli parlamentin për të parandaluar çdo përpjekje të mundshme të demonstruesve për të hyrë në ndërtesë, por protesta vijoi e qetë.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan javën e kaluar. Ata u mbështetën nga Partia GERB e kryeministrit Bojko Borisov, Partia Socialiste dhe një parti që përfaqëson qytetarët turq etnikë të Bullgarisë.

Lëvizja vjen mes një ngërçi politik me Bashkimin Evropian, duke përkeqësuar kushtet ekonomike në një vend të goditur nga rritja e inflacionit dhe kostove të energjisë. Bullgaria, vendi më i varfër i Evropës, aktualisht qeveriset nga një qeveri e përkohshme me kompetenca të reduktuara.

Zgjedhjet e tetorit prodhuan një parlament të fragmentuar, ndërsa përpjekjet për të formuar një koalicion të qëndrueshëm qeverisës kanë rezultuar të pafrytshme, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të tjera në fillim të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026