Si të mbrohesh nga dhuna, vajza me shami trajton të rinjtë në sportin Taekwondo
Bashkëshorte, nënë, sportiste dhe studente. Kjo është Anxhela, vajza myslimane e mbuluar me shami e cila jeton në Korçë.
Vajza 21-vjeçare për rreth 7 vite merret me artet marciale të Taekwondo, ku bashkë me bashkëshortin e saj mëson fëmijët dhe vajzat adoleshente si të mbrojnë veten.
Gjithçka nisi si dëshirë e sot është profesion për të, pasi ajo mendon se ky sport është i nevojshëm për t’u mësuar nga shumë vajza, për shkak të dhunës, e cila është aktuale në shoqërinë shqiptare.
“Përgjithësisht artet marciale fillojnë fillimisht thjesht për një vetëmbrojtje, në çfarë do lloj rasti që unë të gjendem. Më pas, kjo u kthye nga një stërvitje me dëshirë është kthyer në profesion për mua, ku unë punoj çdo ditë. Dhuna mendoj që është e pranishme, ngado shohim në televizion shumë gra janë të dhunuara e mendoj që një vajzë duhet të dijë të mbrohet. Përderisa çdo ditë dëgjojmë raste të dhunës, dhe shumë mund të thonë nuk ka dhunë, por ekziston”, thotë Anxhela Potka.
Interesi për të ushtruar këtë profesion nga adoleshentet e Korçës është i shumtë.
“Ka shumë interes madje shpesh herë për shkak të inpenjimeve më marrin në celular, i them që me vjen keq pasi jam dhe në shkollë, kështu që mundohem t’i balancoj pak a shumë”, theksoi ajo.
Edhe pse në mentalitetin shqiptar nuk jemi mësuar të shohim sportiste të mbuluara me shami, ajo tregon se asnjëherë nuk është ndierë e paragjykuar.
“Përkundrazi, nuk ka pasur absolutisht paragjykime. Vazhdoj të jem sot e kësaj dite instruktore e arteve marciale edhe pse e mbuluar, kjo nuk me ka vënë përballë asnjë situatë që të ndihem e paragjykuar madje mund të them se mediat e ngrenë si problematike, por në të vërtetë nuk janë.
Nuk mund të themi se femrat me shami janë ato që rrinë në shtëpi, që nuk mund të bëjnë asgjë, madje një femër e mbuluar është shumë herë me e plotësuar, sepse krahas besimit të saj, ajo përmbush edhe çdo detyrë tjetër si grua në shtëpi, në shoqëri, si grua në profesion”, deklaroi Potka.
Anxhela theu një tabu që në shoqërinë shqiptare është aktuale, madje ka edhe një mesazh për gratë më shami.
“Mesazhin që unë do jap si Anxhela me shami, por që sot jam instruktore, do thoja se ne në këtë botë kemi ardhur për të kontribuar dhe dhënë me të mirën tonë kudo që ne jemi, pa menduar për steriotipet apo pa menduar për problematikat që nuk ekzistojnë. Ajo çka unë tregoj me jetën time është që ne jemi vajza të cilat po japim më të mirën tonë në shoqëri, për të edukuar një brez me të mirë të se ardhmes”, ishte mesazhi i saj.
Teksa ditët e fundit dhuna në familje apo ndaj grave është aktuale, shembulli pozitiv vjen nga Korça, ku Anxhela ka mundur të thyejë paragjykimet që ekzistojnë dhe ndihmojë e të tjera vajza me shembullin e saj.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta