“Jashtë ka sëmundje dhe drogë”, e motra e radikalit fetar tregon arsyet e ngujimit
Motra e Gjergj Laçit, radikalit fetar të arrestuar një ditë më parë ka mohuar akuzat se vëllai i saj dhunonte familjen.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, motra ka komentuar edhe deklaratën e vëllait të saj në polici, se familjen e ngujoji, pasi i mbronte nga e keqja.
E motra, u shpreh se vëllai i mbronte fëmijët nga sëmundjet që qarkullojnë, nga droga dhe mos prekeshin nga të këqijat.
“Ka sëmundje jashtë, ka drogë, ka gjëra të pista jashtë. Jo duke i ngujuar brenda kanë qenë në shkollë fëmijët”, u shpreh ajo.
“Nuk i ngujoji nuk është e vërtetë. Nuk kishte mundësi t;i regjistronte në gjimnaz. Nuk na lënë që të takojmë vëllain. Parimet fetare janë që falemi dhe lutemi tek Allahu i madh. Gruaja i ka bërë yzmet burrit, rrinte në shtëpi”, tha ajo më tej.
Arrestimi i 52-vjeçarit:
Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.
Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.
52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.
Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit