Ekskluzive/ Babai i radikalit fetar: Denoncimin për djalin tim e bëri kunati i tij
Nazif Laçi, babai i radikalit fetar Gjergj Laçi tha se denoncimin në polici për të birin e ka bërë vëllai i bashkëshortes e jo kjo e fundit.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai tha se 52-vjeçari asnjëherë nuk e ka dhunuar bashkëshorten e tij.
“Nuk e ka denoncuar bashkëshortja por vëllai i bashkëshortes. Nuk e ka prek me dorë asnjëherë bashkëshorten. Nëse thotë se e ka dhunuar të vijë e të ballafaqohet me mua. Unë kam qëndruar këtu. Gjergji ka punuar, shtëpinë e ka bërë vetë, është usta. Nuk ka punuar në ndërmarrje. Bashkëshortja e tij s’di të punojë, s’ka punuar asnjë ditë. S’kemi pasur dijeni për municionet, kishte vetëm fishekë”- tha ai.
Ngjarja:
Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.
Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.
52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.
Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve