FOTO | Brenda ‘shtëpisë së ferrit’ ku radikali fetar ngujoi familjen për 6 vite

7 Nëntor 2022 | 13:06

Euronews Albania ka sjellë pamje ekskluzive të banesës ku 52-vjeçari Gjergji Laçi, ngujoi familjen e tij për plot 6 vite.

Nga pamjet, shihen disa perde dhe batanije në ballkonin e banesës, që mbulonin pamjet për të mos parë jashtë saj.

Ndërkohë, dera në katin e dytë të banesës, ku ishte ngujuar familja, qëndron e mbyllur, pasi bashkëshortja e Laçit dhe dy fëmijët ndodhen në një nga qendrat sociale në kryeqytet.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, i ati dhe motra e Gjergj Laçit kanë mohuar akuzat se ai ka ngujuar akuzat.

Arrestimi i 52-vjeçarit: 

Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.

Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.

52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.

Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Miratohet marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:37 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026