Mbyllet në barazim 2-2 pjesa e parë mes Serbisë dhe Zvicrës
2 Dhjetor 2022 |
20:58
Ka përfunduar në barazim me rezultatin 2-2, pjesa e parë e ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës.
Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ishte ai i cili kaloi “Helvetët” në avantazh në minutën e 20.
Por vetëm 6 minuta më vonë erdhi baraspesha, teksa Serbia realizoi me anë të Aleksandar Mitroviç.
Ndërsa, në minutën e 35, ishte sulmuesi Dusan Vlahovic i cili përmbysi rezultatin, duke shfrytëzuar edhe gabimet në mbrojtje të zviceranëve.
Megjithatë, Zvicra reagoi duke vendosur sërish baraspeshën, me golin e shënuar nga Embolo në fund të pjesës së parë.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh