Varhelyi mirëpret rihapjen e garës për në Gjykatën Kushtetuese: Me rëndësi të mos ketë më vonesa
Komisioneri i Bashkimit Evropian përgjegjës për zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh të enjten se mirëpriste hapjen e garës për dy vakancat e tjera të Gjykatës Kushtetuese.
“Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesa. Kjo është një kërkesë kyçe e Këshillit Evropian me prioritet parësor,” – shkroi në Twitter Varhelyi teksa rikujtoi se Brukseli zyrtar mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit.
I welcome the opening of application procedures for 2 vacancies of ??Constitutional Court. Essential that all ?? authorities support this process w no delay. This is a key requirement of @EUCouncil Conclusions prior to 1. IGC. EU continues to support Albania on its accession path
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 24, 2020
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkoi Kuvendit dhe Presidentit të rishpallin vakancën e dy vendeve në Gjykatën Kushtetuese. Pas kësaj kërkese Kuvendi dhe Presidenti u përgjigjën duke shpallur vakancat përkatëse, aplikim për të cilat do të ketë afat deri më 14 tetor.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionimit për shkak se anëtarët e saj nuk kaluan vetingun apo u larguan me vullnet të lirë. Vënia në funksion e saj deri në fund të këtij viti është një nga kushtet kryesore të BE-së për nisjen e negociatave për anëtarësim. Sipas ligjit dhe reformës në drejtësi, kjo gjykatë duhet të ketë 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti, tre të tjerë nga Kuvendi, dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë ndërkohë është jashtë funksioni pasi ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të kishte, kjo kërkon që për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese të emërohen së paku 6 postet nga Presidenti e Kuvendi.
Në përbërje të saj, aktualisht Kushtetuesja ka vetëm katër anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Tusha ka për momentin kompetencat e kryetares, e cila në fakt zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare.
Lexoni gjithashtu:
Çfarë duhet për negociatat? Gazetari i Ervin Koçi i Euronews Albania shpjegon në Ilva Now
Vakancat në Kushtetuese, KED i dërgon kërkesën Metës e Ruçit: Rihapni garën
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta