Ambasadori i BE-së Soreca: Sigurimi i funksionimit të Gjykatës Kushtetuese është kritik
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca drejtoi një ftesë publike për gjyqtarët dhe akademikët e kualifikuar në jurisprudencë që të aplikojnë dhe japin kontributin e tyre në implementimin e reformës në drejtësi dhe vijimit përpara drejt anëtarësimit në BE.
“Sigurimi i funksionimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është kritik,” – theksoi Soreca në Twitter.
Komenti i Sorecas erdhi pasi Kuvendi dhe Presidenti hapën garën për dy vakanca të Gjykatës Kushtetuese, kjo pasi më herët ishte kërkuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ai e bëri komentin duke shpërndarë deklaratën e mëhershme të komisionerit Oliver Varhelyi. Ky teksa e mirëpriti hapjen e garës në Kushtetuese kërkoi që të mos ketë më vonesa.
Ensuring full functionality of the Constitutional Court is critical. We invite qualified magistrates, academics, lawyers & senior public officials to apply and give their contribution to continued implementation of #justicereform and help??moving forward on its?? accession path. https://t.co/xczRkkbsii
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 24, 2020
Më herët Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim falenderoi Presidentin Meta dhe kryetarin e Parlamentit Ruçi për shpalljen e dy vakancave në Kushtetuese teksa shtoi se shpresonte që sa më shumë juristë dhe ekspertë të aplikojnë në mënyrë që “të ecet përpara dhe të shërbehet drejtësia”.
Thanks to Pres @ilirmetazyrtar & Speaker Ruci for quickly re-opening the call for candidates for the Constitutional Ct. We hope ?? jurists will answer this important call to serve their country. Let’s keep moving forward to deliver Justice! https://t.co/0wc4AE8juq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 24, 2020
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionimit për shkak se anëtarët e saj nuk kaluan vetingun apo u larguan me vullnet të lirë. Vënia në funksion e saj deri në fund të këtij viti është një nga kushtet kryesore të BE-së për nisjen e negociatave për anëtarësim. Sipas ligjit dhe reformës në drejtësi, kjo gjykatë duhet të ketë 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti, tre të tjerë nga Kuvendi, dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë ndërkohë është jashtë funksioni pasi ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të kishte, kjo kërkon që për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese të emërohen së paku 6 postet nga Presidenti e Kuvendi.
Në përbërje të saj, aktualisht Kushtetuesja ka vetëm katër anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Tusha ka për momentin kompetencat e kryetares, e cila në fakt zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare.
Lexoni gjithashtu:
Varhelyi mirëpret rihapjen e garës për në Gjykatën Kushtetuese: Me rëndësi të mos ketë më vonesa
Çfarë duhet për negociatat? Gazetari i Ervin Koçi i Euronews Albania shpjegon në Ilva Now
Vakancat në Kushtetuese, KED i dërgon kërkesën Metës e Ruçit: Rihapni garën
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta