Paketa anti-shpifje, deputetja Ferhati: Tërheqja s’është opsion, do të bëhet sipas rekomandimeve

24 Shtator 2020 | 18:45

E ftuar në emisionin Ilva Now, deputetja socialiste Klotilda Ferhati përveçse foli për çështjet e reformës zgjedhore, u ndal edhe te e ashtuquajtura “paketë anti-shpifje” e cila mbetet ende e pa-miratuar në Kuvend pasi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe ndërkombëtarët.

“Paketa anti-shpifje” është ligj që parashikon rregullime për portalet dhe nuk bën në thelb ndonjë gjë ndryshe se sa thjesht rregullon rregulla të veprimtarisë së këtyre subjekteve në bazë të disa parimeve që garantojnë edhe lirinë e mediave por edhe të të drejtave të njeriut siç janë e drejta për dinjitet,” – u shpreh Ferhati

Ajo tha se për shumë çështje që ka ligji Komisioni i Venecias ka dhënë vlerësime, “por disa çështje të paqarta duhen sqaruar”.

“Është ngritur grup pune në Kuvend me përfaqësues nga komisioni i mediave dhe i ligjeve janë adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias në një draft pune, jo final, dhe në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian në një program të përbashkët për ekspertizë për të drejtat e njeriut janë tre ekspertë që po punojnë me Kuvendin që këtij drafti t’i japin formës finale me 100 rekomandimet e Komisionit të Venecias,” – tregoi Ferhati duke shtuar se më pas do të ketë konsultime të gjera publike.

Deputetja socialiste iu shmang pyetjes se kur do të bëhej publik drafti final apo kur do të miratohej ligji në fjalë, por tha se “shumë shpejt ai do të jetë gati”.

Përballë kritikave dhe komunitetit të gazetarëve që kanë kërkuar tërheqjen nga kjo paketë ligjore, deputetja Ferhati tha se “tërheqja nuk është opsion”.

“Tërheqja nuk është opsion, ligji është rregullator dhe nuk cenon fare çështje të ngritura si shqetësim dhe kërkohet tërheqja, nuk mund t’i vihen kushte Kuvendit… e vetmja gjë që ju garantoj është se ligji do të jetë në shinat e standardeve ndërkombëtare,” – këmbënguli Ferhati duke thënë se aktorët që janë kundër do të kishin bërë mirë të ishin pjesë e procesit dhe diskutimit.

 

Lexoni gjithashtu:

Deputetja Klotilda Ferhati: Listat dhe koalicionet nuk kanë qenë pjesë e “5 qershorit”

Deputetja e PS-së Klotilda Ferhati: Amendamentet e Kodit Zgjedhor i dikton ndryshimi i Kushtetutës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021