Ish-presidenti i Francës, Sarkozy apelon dënimin për korrupsion

5 Dhjetor 2022 | 12:38

Ish-udhëheqësi i Francës, Nicolas Sarkozy nis sot apelin e tij kundër një dënimi për korrupsion.

Ish-presidenti po del para gjykatës së Parisit me të bashkëpandehurit Herzog dhe Azibert.  Gjykimi i çështjes do të zgjasë deri më 16 dhjetor.

Vitin e kaluar, një gjykatë e shpalli Sarkozy-n, i cili shërbeu si president i Francës nga viti 2007 deri në 2012-n, fajtor për përpjekjen për të korruptuar një gjykatës dhe për të ndikuar në tregtinë gjatë kohës së tij në detyrë.

Gjyqi iu referua përpjekjeve të Sarkozy dhe avokatit të tij për të korruptuar një gjyqtar me një ofertë pune në këmbim të informacionit konfidencial mbi një çështje ligjore në të cilën ishte i përfshirë ish-presidenti 67-vjeçar.

Sarkozy u dënua me tre vjet burg.

Ishte vetëm hera e dytë në historinë moderne franceze që një ish-kryetar shteti dënohej për një krim — pas Zhak Shirak në vitin 2011 — dhe hera e parë që një ish-president u shpall fajtor për korrupsion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026