Berisha: Nesër protestë e fuqishme, t’i tregojmë Evropës se jemi në betejë me Ramën

5 Dhjetor 2022 | 12:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë e fuqishme, për t’i treguar liderëve evropianë, se opozita është në betejë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si armikun e egër të votës së shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në mbrojtje të vlerave evropiane,  që sipas tij, janë tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama.

“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në shenjë proteste, në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, të bashkohet nesër në shesh me ne, p ër t’i treguar liderëve evropianë se ne jemi në betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën”, theksoi kryedemokrati.

Ditën e nesërme, po më 6 dhjetor, do të organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku pritet të mbërrijnë 27 liderë evropianë.

Policia nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Berisha ka shprehur vendosmërinë e tij për ta realizuar atë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026