Samiti BE-BP, ekspertja tregon rrugët që do bllokohen. Ku do të lëvizin qytetarët
Ekspertja rrugore Olta Lami, tha se masat e marra për ditën e nesërme ku në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE-Ballkani Perëndimor janë të një sigurie të lartë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se liderët do arrijnë në Shqipëri në rrugë tokësore por dhe ajrore, ndërsa shtoi se për shoqërimin e liderëve janë të angazhuar të gjithë policët.
“Masat e marra janë të një sigurie të lartë si nga ana e Policisë së Shtetit. Gardës së Republikës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në shoqërimin e këtyre liderëve.
Policia e Tiranës do të jetë e fokusuar në menaxhimin e trafikut të lëvizjes së qytetarëve, ndërsa për shoqërimin e këtyre liderëve janë të angazhuar të gjithë policët qoftë nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë. Liderët do të vijnë nga Rinasi dhe nga rrugë tokësore”- tha ajo.
Ajo tregoi akset rrugore që do të bllokohen totalisht që prej orës 7:00 të mëngjesit ditën e nesërme.
“Akset që do të bllokohen totalisht në të dy krahët e lëvizjes janë aksi nga Rinasi në Qafën e Kasharit në autostradën Vorë-Tiranë dhe anasjelltas, sheshi ‘Shqiponja’, ish- sheshi ‘Shqiponja’ në pjesën deri tek rreth rrotullimi i Sanotariumit. ‘Rruga e Elbasanit’ do të jetë e bllokuar në të dyja krahët dhe pjesa që lidh rrugën e Elbasanit me rrugën ‘Papa Gjon Pali II’ dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit “. Bllokimi nga Rinasi do të bëhet që prej orës 7 të mëngjesit.”- theksoi ajo.
Po ashtu eksperja tregoi dhe rrugët që do të jenë të aksesueshme.
“Përsa i përket mjeteve që vijnë nga Elbasani, nga juglindja e vendit, do të duhet të zgjedhin Unazën lindore që të çon në Paskuqan në Kamëz e më pas në kthesën e Valiasit për t’u kthyer në Rinas, e njëjta gjë do të ndodhë dhe nga Rinasi. Rruga kryesore do të jetë e bllokuar por do të ketë ndërhyrje për raste emergjente.
Përveç rasteve që thashë rrugët tjera do të jenë të hapura.”- deklaroi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin