Bërnabiç: Vuçiç të shkojë në samitin në Tiranë, të përballet me hipokrizinë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Bërnabiç tha se është e rëndësishme që të shkohet në samit, sepse sipas saj, atje askush nuk ka kredibilitet dhe se nuk mund të përballet me hipokrizinë si Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tjheksoi kryeministrja dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka tolerancë dhe qëndrueshmëri si Aleksandër Vuçiq.
“Në atë mënyrë ka luftuar dhe ka fituar disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, sipas saj.
Disa ditë më parë, Vuçiç u shpreh se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për shkak të reagimit që ai e cilësoi “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve