“S’jam i çmendur”, Vuçiç nuk tërhiqet: Serbët s’do vuajnë më terrorin e Kurtit
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë konferencës për media me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi se nuk është penduar për asnjë deklaratë që ka bërë ditët e fundit për çështjen e Kosovës apo edhe për vendimin për samitin.
“Edhe unë i thashë, nuk jam as i çmendur, as i dehur, as budalla, por tregova gjithçka që ka ndodhur që nga fillimi i vitit dhe si çdo lloj mundësie për një bisedë normale me palën e Prishtinës gradualisht po shembet. A duhet të kisha përdorur një fjalor më diplomatik? Ndoshta, por ju lutem më dëgjoni dhe më tregoni nëse dikush do të na kishte dëgjuar nëse nuk do të kishim performuar ndryshe”, tha ai.
Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e Albin Kurtit. “Nëse kjo ishte një mënyrë që ata të më dëgjonin, të paktën unë kam bërë një gjë të mirë për popullin dhe vendin”, tha Vuçiç.
Ndërkohë Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se është shumë e rëndësishme që në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë, të jetë i pranishëm presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Së fundmi, Vuçiç e ka quajtur terrorist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Një ditë më parë, ai tha gjithashtu se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Më 6 dhjetor mbahet samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian thuhet se samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)